Spalletti-n “driblon” kur e pyesin për Icardin: E kam mendjen te…

24 orë para ndeshjes së radhës për fazën e 1/8-ve në Europa League ndaj Frankfurtit, Lucciano Spalletti kujdeset që të driblojë cdo pyetje që i bëhet për Mauro Icardin.

“Kam dëgjuar për takimin që ka pasur me Marotta-n, por nuk kam pasur kohë për të shkuar për t’u informuar. Kjo është një ndeshje që më ka rrëmbyer mendimet. Nuk kam hapësirë për gjëra të tjera, duhet të mendoj vetëm për këtë ndeshje të rëndësishme”, është shprehur strategu i Interit kur është pyetur për situatën e Icardit.

Në shtëpinë zikaltër mësohet se ka pasur një takim me Icardin sot dhe agjenten e tij, Wanda Nara, por dihet ende se çfarë ka ndodhur. Spalletti duket se nuk ka ndërmend që të vendos “paqe” me sulmuesin, pasi ky i fundit ka refuzuar që të vendoset në dispozicion të tij. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?