Spanja barazim drithërues me Marokun, por e mbyll e para në grupin B (VIDEO)

Spanja nuk ka shkuar më shumë se një barazim në ndeshjen e tretë në fazën e grupeve ndaj Marokut. Iberikët e kanë mbyllur në shifrat 2-2, në një ndeshje që ka dhuruar shumë emocione.

Pas vetëm 15 minutash lojë Maroku ka shtangur Spanjën dhe gjithë botën, duke kaluar në avantazh ndaj iberikëve. Një gabim i Iniestës gjeti të papërgatitur mbrojtjen spanjolle që ishte hedhur në sulm dhe Khalid Boutaib u gjend i vetëm përballë De Geas duke mos gabuar. 5 minuta më vonë, Iniesta korrigjoi menjëherë gabimin pasi ishte ideator i aksionit që solli golin e barazimit. Ai depërtoi mjaft mirë në të majtë dhe pasoi saktë për Iscon që nuk gaboi nga pranë portës.

10 minuta nga fundit, pas një goditje këndi, Youssef En Nesyri kërceu më shumë nga të gjithë dhe dërgoi topin në portën spanjolle, me De Gean vetëm spektator. Spanja reagoi mjaft mirë, teksa në minutën e fundit të kohës së rregullt, barazoi rezultatin me Aspas, i cili shënoi një super gol.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?