Spanja dhe Italia kërkojnë biletën për finalen e Ligës së Kombeve, ja formacionet e mundshme

Kroacia u bë mbrëmë finalistja e parë e Ligës së Kombeve, ndërkohë që tashmë pritet të mësohet dhe skuadra e dytë. Mbrëmjen e sotme do të luhet një tjetër super ndeshje mes Spanjës dhe Italisë.

De La Fuente ashtu dhe Mancini duket se e kanë krijuar një ide për formacionin titullarë që do të hedhin në fushën e lojës.

Ata pritet të luajnëme skemën 4-3-3, të paktën kështu parashikohet. Titullar në mbrojtjen e Spanjës pritet ta startojë Robin Le Normand i Real Sociedadit, ndërsa në kampin tjetër ka vend për Rafael Toloin në prapavijë dhe me dyshen Immobile-Zaniolo në majën e sulmit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?