Spanja është perfekte në eliminatore, fiton edhe ndaj Rumanisë (VIDEO)

Spanja vijon rrugëtimin perfekt në eliminatoret për “Euro 2020” me 5 fitore në 5 ndeshje. Iberikët fituan me shumë vështirësi 2-1 në transfertën ndaj Rumanisë. Spanjollët kaluan të parët në avantazh në minutën e 27-të, me Ramos që shënoi nga pika e bardhë.

 

Në fillimin e fraksionit të dytë, Paco Alcacer dyfishoi rezultatin pas një kombinimi fantastik në zonën e vendasve. Në minutën e 60-të, Rumania rihap ndeshjen duke gjetur rrugën e rrjetës me Florin Andone.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spanja mbeti me një lojtar më pak në 10 minutat e fundit, por rumunët nuk arritën ta shfrytëzonin avantazhin numerik. Në ndeshjet e tjera Suedia dhe Danimarka fituan me goleada 0-4 (ndaj Ishujve Faroe) dhe 0-6 (Gjibraltarit). /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?