Spanja kalon menjëherë në avantazh, por Italia barazon me penallti (VIDEO)
Sporti E Enjte, 15 Qershor 2023 21:00
Spanja e ka nisur në mënyrën më të mirë gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve ndaj Italisë. Në minutën e 4-t, një gafë e Bonuccit u shfrytëzua në mënyrën më të mirë nga Yeremi Pino, i cili përballë portierit e dërgon topin në këndin më të largët.
Italia gjithsesi reagoi mjaft mirë duke barazuar shifrat me një penallti që do të kthehej në gol nga Immobile.
KOHA JONË SONDAZH

