Spanjë-Kroaci/ Formacionet zyrtare të finales së Ligës së Kombeve
Luis de la Fuente dhe Zlatko Dalic zbardhin formacionet e finales së edicionit të tretë të Nations League, Spanjë Kroaci, që do të luhet në stadium “De Kuip” të Rotterdam.
Të dy trajnerët kanë zgjedhur formacionin më të mirë të mundshëm, pasi nuk kanë pasur mungesa për arsye dëmtimesh.
Spanja, për të cilën është finalja e dytë e Nations League, ka një avantazh sa i përket gjendjes fizike, pasi Kroacisë iu deshën 120 minuta lojë për të eliminuar Holandën.
Në majë të sulmit, De la Fuente ka vendosur Alvaro Moratën, i mbështetur nga Asensio e Pino nga krahët, ndërsa kroatët luajnë me tredhëmbëshin Pasalic-Kramaric-Ivanusec.

KOHA JONË SONDAZH

