SPECIALE/ Ja si kanë ndryshuar ekipet e mëdha në Europë në 5 vitet e fundit

Besojeni ose jo, por Real Madrid është ekipi më i madh Europian që ka ndryshuar më pak në 5 vitet e fundit. Sipas një artikulli të publikuar nga gazeta “Marca” , nga viti 2015 dhe deri më tani, skuadra madrilene nuk ka në skuadër vetëm dy yje: Keylor Navas dhe Cristiano Ronaldo. 9 futbollistë që nga atëherë janë të paprekshëm, ndërkohë që vetëm portugezi është i vetmi që është larguar zyrtarisht. Portieri kilian dëshiron të largohet dhe me shumë mundësi do të vijojë një aventurë të re.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Barcelona

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk kanë qenë të pakta largimet nga Barcelona, teksa janë larguar futbollistë të rëndësishëm që nga viti 2015 si: Claudio Bravo, Dani Alves, Mascherano, Iniesta si dhe Neymar, i cili po kërkon që të rikthehet në ekipin që bënte ligjin në vitin 2015.

 

Atletico Madrid

Pjesa më e madhe e skuadrës së vitit 2015 është larguar, duke mbetur vetëm 4 futbollistë nga ajo periudhë. Oblak, Gimenez, Saul dhe Koke janë të vetmit besnikë deri më tani.

Manchester City

Investimet e shumta në merkato pas afrimit të Guardiolës kanë sjellë ndryshime të mëdha në ekipin e “qytetarëve”.Fernandinho, De Bruyne, Aguero dhe kapiteni Silva janë të vetmit që i kanë rezistuar revolucionit të strategut iberik.

Juventus

Bardhezinjtë janë një ndër ekipet që kanë shumë investime të mëdha në merkato. Për momentin vetëm Chiellini, Khedira, Bonucci dhe Alex Sandro. Disa emra të tjerë ende janë pjesë e ekipit, por jo për të qenë titullarë.

Bayern Munich

Kampionët e Gjermanisë vijojnë të dominojnë në Gjermani, por në Europë janë ende larg skuadrave të tjera të mëdha. Neuer, Alaba, Muller, Thiago Alcantara dhe Lewandowski janë futbollistët më besnikë të bavarezëve.

PSG

Parizienët në vitet e fundit janë padyshim skuadra që ka bërë më shumë investime të mëdha në merkato, duke thyer shumë rekorde. Thiago Silva, Cavani, Di Maria dhe Verratti janë të vetmit që i kanë rezistuar revolucioneve.

Liverpool

Kampionët e Europës në fuqi nën drejtimin e Klopp kanë bërë jo pak ndryshime në sezonet e fundit. Firminho dhe Milner janë dy futbollistët e vetëm që janë konfirmuar me strategun gjerman.

/Rozalb Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?