SPECIALE/ Njihuni me djemtë e “tmerrshëm” të Ajax që turpëruan Realin në “Bernabeo”

Një mbrëmje që do të mbetet gjatë në historinë e futbollit evropian, pasi u rikthye shkolla e famshme holandeze. Fitorja 4-1 ndaj Real Madrid në “Bernabeo” befasoi të gjithë, pasi erdhi pas një loje spektakolare. Vetëm dy skuadra kanë kaluar turin në Champions League, pasi kanë humbur në ndeshjen e parë. Ajax nuk shënonte katër gola në një ndeshje me eliminim direkt që nga suksesi 5-2 ndaj Bayern Mynih në sezonin 2002-03. Por le të njihemi me disa nga djemtë që arritën të shkatërronin Realin, duke i shkaktuar humbjen e katërt radhazi në të gjitha kompeticionet.

André Onana

Portieri i Ajax shfaqi reflekse të shkëlqyera ndërkohë që shfaqi dhe një përdorim shumë të mirë të topit me këmbë. Titullar në kombëtaren e Kamerunit, është rritur në shkollën e famshme të “La Masia” te Barcelona. Ai erdhi në vitin 2010, falë një fondacioni të Eto’o, pasi fitoi Youth League në vitin 2014. Portieri 22-vjeçar mund të rikthehet sërish te Barcelona, pasi ka pasur një interesim konkret sipas të përditshmes holandeze “De Telegraaf”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Matthijs de Ligt

Kapiteni është vetëm 19 vjeç dhe konsiderohet si një ndër më të mirët në botë në rolin e tij. Saktësia e tij në duelet ajrore, e kanë shndërrur në një nga mbrojtësit më ekspert, ndërkohë që është shumë i zoti edhe në fazën e ndërtimit të aksioneve. Sezonin e kaluar luajti në finalen e Europa League ndaj Manchester United, pa mundur që ta fitonte. Në fund të këtij sezoni ai pritet që të largohet në një ekip të madh evropian, pasi Juventusi, Barcelona, Manchester City, PSG dhe Bayern Munich, kanë shfaqur prej kohësh interes për ta pasur në ekipin e tyre.

Nicolás Tagliafico

Mbrojtësi 26 vjeçar nuk është një emër aspak i njohur pasi ishte titullar në Kupën e Botës me Argjentinën. Ai ishte kapiten i skuadrës Independiente. Njihet si mbrojtës shumë teknik, i shpejt dhe lëviz në të gjithë krahun e djathtë të fushës, ka grinte dhe ka aftësi të shkëlqyera në krosimet në zonë. Një futbollist që pritet të ndiqet me shumë interes nga ekipet e mëdha.

Lasse Schöne

Me goditjen e dënimit të ekzekutuar në stilin 4-1, ai firmosi rezultatin 4-1 në Bernabeu. Schöne shënoi golin e 11-të në kompeticionet e UEFA-s në 66 ndeshje në total. Në vitin 2014 u përzgjodh futbollisti më i mirë i sezonit. 30-vjeçari, ka luajtur mbi 40 ndeshje në kombëtaren holandeze, ka një kombinim mes kualitetit dhe kuantitetin në mesfushë.

Frenkie de Jong

Në Bernabeo, De Jong ka kompletuar 54 pasime (91 për qind të sakta) dhe ka prekur 75 topa. Nuk ka humbur asnjë duel në ajër. Zgjodhi mënyrën më të mirë për të fituar edhe më shumë admirim te skuadra e tij e re, Barcelona, duke mundur një rival direkt. Blaugranët paguan 75 milionë euro plus 11 bonus që do të varen nga prezantimet e tij.

Hakim Ziyech

Holandezi që ka luajtur për kombëtaren e Marokut, luan në rolin e trekuartisti, por është një njohës shumë i mirë i golit. Me një talent të natyrshëm, ai arriti që të linte shenjën e tij, duke realizuar golin e parë. Kreativ, i shpejt, ka shënuar 14 gola këtë sezon në Eredivisie . Kontrata i skadon në vitin 2021 dhe ndiqet nga shumë ekipet të mëdha.

David Neres

U ble nga Ajax në vitin 2017 për 12 milionë euro, duke u bërë i huaji më i shtrenjtë në Holandë. 19-vjeçari në Brazil,  shënoi golin e dytë në Bernabeo dhe spikati për veprimet e tij spektakolare në krahun e majtë. Vlen mbi 25 milionë euro dhe ndiqet nga Milani.

Dušan Tadic

31-vjeçari po kalon momentin më të mirë në karrierën e tij. Theu rekordin pas transferimit për 13 milionë euro, por i ka justifikuar me 26 gola në 40 ndeshje gjatë këtij viti, ndërkohë që ka dhënë dhe 15 asist. Këtë sezon në Champions ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 3 pasime vendime vendimtare. Pa dyshim më i miri në fushë në Bernabeo, duke na kujtuar edhe Zidane me veprimet e tij spektakolare. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?