Spektakël me 5 gola, Italia fiton “finalen e vogël” në Ligën e Kombeve (VIDEO)
Italia ka arritur të mposhtë Holandën në ndeshjen për vendin e tretë të Ligës së Kombeve me rezultatin 3-2. Sfida nisi në mënyrë të shkëlqyer për të besuarit e Mancinit të cilët kaluan pak minuta pas startit në avantazh. Me një top të ardhur nga e djathta, Federico Dimarco e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë duke e dërguar në fundin e rrjetës.
Pas 15 minutash, Italia kaloi në avantazh të dyfishtë falë një goli të mesfushorit, Davide Frattesi. Pjesa e parë u mbyll në avantazh të “azzurrëve” me rezultatin e pastër 2-0.
Në pjesën e dytë, Holanda u zgjua dhe arriti të ngushtojë diferencat me anë të Bergëijn. Në momentin më të mirë të “tulipanëve”, skuadra e Mancinit i dha një goditje fatale rivalëve. Federico Chiesa, dribloi nga e majta dhe e dërgoi topin në rrjetë duke shënuar të tretin.
Ekipi i Koeman gjeti dhe njëherë forcën për të befasuar Italinë dhe kësaj radhe me Ëijnaldum që ndëshkoi “azzurrët” në minutën e fundit të kohës së rregullt, por pa mundur të barazojnë dot rezultatin.
KOHA JONË SONDAZH

