Spektakël në miqësoren Arsenal-Barcelona, “topçinjtë” fitojnë me manita (VIDEO)
Miqësorja mes Arsenalit dhe Barcelonës ka dhuruar spektakël dhe 8 gola. Skuadra e Artetës mori një sukses 5-3.
Robert Lewandowski kaloi kampionët e Spanjës në avantazh, por Bukayo Saka barazoi për anglezët, ndërkohë që më pas do të realizonte dhe me penallti. Barça sërish në avantazh me anë të Raphinhas.
Kai Havertz gjeti golin e parë me Arsenalin dhe skuadrat shkuan në pushim në barazim 2-2. Pjesa e dytë ishte edhe më e bukur.
Dygolëshi i Leandro Trossard dhe eurogoli i Fabio Vieira i dhuruan fitoren skuadrës së Mikel Artetës. Teksa Ferran Torres shënoi në krahun tjetër.
Arsenali rikthehet në fushë në datën 2 gusht përballë Monacos, ndërsa Barcelona zhvillon El Clasicon ndaj Realit në datën 29 korrik.

KOHA JONË SONDAZH

