Spektakël në miqësoren mes Realit dhe Milanit, skuadra e Ancelottit fiton me përmbysje (VIDEO)
Spektakël, eurogola dhe gafa në miqësoren mes Milanit dhe Realit, e mbyllur në shifrat 3-2 për ekipin merengues. Pjesa e parë foli për kuqezinjtë e Stefano Piolit. Fikayo Tomori zhbllokoi takimin pas një asisti të Ivan Pulisic, ndërkohë që Luka Romero debutoi me një eurogol.
Më pas Federico Valverde “shoë” në pjesën e dytë. Mesfushori uruguaian shkurtoi diferencën falë ndihmës së portierit Sportiello, teksa dy minuta më vonë barazoi rezultatin me një goditje potente.
Golin e fitores për “Los Blancos” e realizoi Vinicius Junior 6 minuta përpara fundit të takimit. Braziliani mori një top nga Luka Modric dhe e dërgoi atë në rrjetë, për t’i dhuruar Realit suksesin në këtë sfidë.
Për skuadrën italiane debutuan Sportiello, Loftus-Cheek, Pulisic, Romero dhe Reijnders, teksa në krahun tjetër erdhi debutimi i anglezit Bellingham.

KOHA JONË SONDAZH

