Spezia i shkakton humbjen e 8-të në kampionat Interit (VIDEO)
Interi bën një tjetër hap falas në kampionat, duke pësuar një humbje të papritur 2-1 në transfertën ndaj Spezias. Zikaltrit kishin shansin që të kalonin në avantazh që në minutën e 13-të, por Lukaku do të ndalej nga pika e bardhë nga një pritje e portierit Dragowski.
Pjesa e parë do të mbyllej pa gola, ndërkohë që në fillimin e së dytë, Daniele Maldini do të realizonte golin e avantazhit pas një aksioni të bukur të Nzolas.
Inzaghi ndërhyri në formacion, duke e bërë me katër sulmues fazën e avancuar. Pas një gabimi në mbrojtjen vendase, Interi fitoi një tjetër penallti pas një faulli ndaj Dumfries, që këtë herë do të kthehej në gol nga Lukaku.
Dumfries 4 minuta më pas bëri të njëjtën gabim duke shkaktuar penallti në favor të vendasve. Nga pika e bardhë Nzola do të tregohej i saktë. Kjo ishte humbja e 8-të sezonale për Interin, që për momentin mbetet e dyta me 50 pikë, ndërkohë që Spezia mban vendin e 17-të me 24 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

