Starova parashikon ndryshime në skuadër

Pas rikthimit nga Norvegjia trajneri i Partizanit Sulejman Starova analizon sfidën e parë ndaj Stromsgodset, duke falenderuar ekipin për lojën e zhvilluar, ndaj një rivali që në klasifikimin e FIFA-s gjendet më lart. I lodhur nga një udhëtim rraskapitës Starova hyn në detaje të sfidës, ku evidenton se fati i keq e penalizoi për marjen e një rezultati pozitiv.

“Bëmë një ndeshje të mirë në Norvegji dhe skuadra luajti në mënyrë perfekte. Dua ti falenderoj djemtë për lojën e treguar pasi kemi luajtur në sulm madje kemi qënë ne që kemi rrezikuar dy herë përpara golit të parë të kundërshtarit. Kemi pësuar gola që mund të evitoheshin teksa në golin e tretë ka patur parregullsi në aksion.”

Pas atij takimi vetë Starova ka deklaruar se në sfidën e kthimit do të ketë ndryshime në formacion. Tifozët e Partizanit kanë kërkuar rikthimin në formacion të mesfushorëve Nderim Nexhipi dhe Mentor Mazrekaj, por Starova eviton të përmendë emrat që do të ndryshojë, për të bërë publike formacionin vetëm përpara ndeshjes së kthimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është shpejt për të folur për emra. Por ne do të bëjmë ndryshime në lojtarë por jo në mënyrën e lojës, pasi edhe atje kemi luajtur në sulm.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Starova ka gati dhe recetën e duhur për të frymëzuar skuadrën në prag të një misioni tejet të vështirë.

Dua që Qemal Stafa të jetë i mbushur dhe me ndihmën e tifozëve do të tentojmë kualifikimin.

Partizani do të dalë në seancën e parë stërvitore në prag të sfidës së kthimit me Stromsgodset të dielën pasdite, dhe do të ketë në dispozicion vetëm 4 seanca stërvitore.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?