Starton MLS, Ibrahimovic gjen që në javën e parë rrjetën (VIDEO)
Ka nisur sot sezoni i ri i Kampionatit Amerikan të Futbollit (MLS) dhe që në javën e parë ka shkëlqyer sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic. 37-vjeçari ka realizuar golin e fitores në suksesin 2-1 që skuadra e tij e LA Galaxy arriti ndaj Chicago Fire, ndeshje e luajtur në Los Anxhelos.
Në minutën e 80-të, Zlatan Ibrahimovic është në vendin dhe në kohën e duhur për të shtyrë topin në rrjetë, pasi një nga shokët e tij goditi traversën. Suedezi tregoi se edhe këtë sezon do të vijojë të befasojë me paraqitjet e tij, ku synon titullin kampion.
KOHA JONË SONDAZH

