Statistika e frikshme e Keidi Bares, 92 për qind të pasimeve të sakta në ndeshjen e fundit
Keidi Bare është kthyer në një nga futbollistët më të spikatur në Segunda Division (Ligën e Dytë në Spanjë). Mesfushori i talentuar mund të grumbullohet për dy ndeshjet e shtatorit nga trajneri Edy Reya. Mesfushori shqiptar, ka qenë titullar në dy ndeshjet e para të këtij sezoni duke luajtur nga 90 minuta dhe njëkohësisht, duke qenë edhe më i dalluari në fushë.
Klubi i Malagës ka publikuar edhe një statistikë fantastike të mesfushorit shqiptar. Në 108 pasime të bëra, 100 prej tyre kanë qenë të sakta dhe vetëm në 8 pasime ka gabuar. E përkthyer në përqindje, Keidi Bare është 92% i saktë me pasimet e tij, duke i ofruar garanci dhe siguri mesfushës së Malagës.
Mediat spanjolle e krahasojnë këtë shifër të Bares me statistikat e futbollistëve më të mirë në botë, ndërkohë që vetë klubi spanjoll e konsideron një luftëtar të palodhshëm.
KOHA JONË SONDAZH

