FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Statistikat dhe kuriozitetet që duhet të dini para ndeshjes Portugali-Spanjë

Kupa e Botës sonte në mbrëmje sjell një përballje titanësh, teksa Portugalia do të përballet me Spanjën. Të dyja kombëtaret janë përballur 35 herë mes tyre, me Spanjën që ka arritur 16 fitore, ndërkohë që Portugalia ka vetëm 5. Më poshtë keni dhe disa statistika para kësaj ndeshje.

–  Mes Portugalisë dhe Spanjës ekziston vetëm një precedent në një Botëror. Ai i përket 1/8- ave të turneut të vitit 2010, në Afrikën e Jugut. Atë sfidë e fitoi Spanja, 1-0, me David Vijën që dërgoi në shtëpi luzitanët.

Swiss Digital Desktop Reklama

–  Në katër precedentë në total që kanë këto dy kombëtare në njëra-tjetrën, mes Botërorëve dhe Europianëve janë shënuar 4 gola gjithsej.

Swiss Digital Mobile Reklama

– Për Portugalinë kjo është pjesëmarrja e shtatë në historinë e Botërorëve, e pesta radhazi, ndërsa në 15 precedentët e tjerë kishin arritur të ishin pjesë e turneut vetëm në dy raste.

– Portugalia do të provojë që të jetë e katërta kombëtare që arrin të fitojë radhazi Europian e Botëror. Këtë e kanë arritur vetëm Gjermania Perëndimore (Euro 1972, Kupë Bote 1974), Franca (Kupë Bote 1998, Euro 2000) dhe Spanja (Euro 2008, Kupë Bote 2010 dhe Euro 2012).

– Portugalia ka humbur vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të një Botëror (0-4 kundër Gjermanisë në vitin 2014), ndërsa ka fituar pesë dhe barazuar tre.

– Vetëm një nga 43 golat që numëron Portugalia në një Botëror ka ardhur nga jashtë zone. Ai i përket Dekos kundër Iranit, në 2006-ën.

– Vetëm Anglia dhe Spanja (tre gola secila) kanë pësuar më pak se Portugalia (katër), në eliminatoret që e sollën në Botërorin 2018.

– Asnjë nga 14 takimet e fundit të Spanjës në një Botëror nuk ka përfunduar në barazim (10 fitore dhe 4 humbje).

– Spanja, së bashku me Belgjikën, Anglinë dhe Gjermaninë kanë qenë të vetmet kombëtare që kanë mbërritur në këtë Kupë Bote si të pamposhtura me 9 fitore dhe 1 barazim.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?