Statistikat/ Shqipëria nuk ka asnjë humbje ndaj Moldavisë

Shqipëria nuk ka pësuar asnjë humbje në përballjet ndaj Moldavisë. Një ecuri të cilën kuqezinjtë synojnë ta vazhdojnë edhe në sfidën e kësaj të shtune në Arenën Kombëtare.

Kombëtarja ka fituar katër nga përballjet e mëparshme ndaj moldavëve, teksa ka barazuar në një rast. Fitoret kanë qenë të gjitha në kualifikueset e Kampionatit Europian.

Në total kuqezinjtë kanë shënuar 12 gola dhe kanë pësuar vetëm 2. Për herë të fundit Shqipëria dhe Moldavia janë ndeshur në kualifikueset e Euro 2020, me kuqezinjtë që fituan 2 me 0 ndeshjen në shtëpi dhe 4 me 0 në Kishinau.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga lojtarët që do të jenë në fushë, Bare dhe Cikalleshi ishin mes atyre që shënuan në përballjen e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?