FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Strakosha dhe Berisha, në listën e pritjeve më të bukura për muajin shtator në Seria A (VIDEO)

Dy portierët e kombëtares sonë Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha po bëjnë paraqitje fantastike në Seria A. Edhe pse nuk luajnë në skuadra të mëdha si Juventus apo Inter, ata kanë ditur të bëhen protagonist në skuadrat e tyre respektive.

 

Etrit Berisha u bë protagonist në ndeshjen e së shtunës në Torino, që skuadra e tij Spal zhvilloi ndaj Juventus. Nëse nuk do të ishte për portierin nga Prishtina, golavarazhi do të kishte arritur në nivele të sikletshëm, për ekipin mik. Të paktën 7 apo 8 gola të sigurt u evituan në portën e Spal, dhe për këtë Berisha është vlerësuar madje para Gianlugi Buffon pasi pritja e gardianit shqiptar ndaj goditjes me kokë të uellsianit Aaron Ramsey është cilësuar si një ndër pritjet më të bukura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka ngelur pas edhe Strakosha, i cili është vlerësuar për pritjen fantastike ndaj Romeros, në duelin ndaj Genoa-s në “Olimpico”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?