FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Strakosha e pranon: Nuk ishim në ritëm, t’i ndihmojmë lojtarët e rinj!

Portieri Thomas Strakosha ka bërë një paraqitje të mirë ndaj Norvegjisë, por nuk mundi që të shmangte humbjen. Duke folur pas ndeshjes, gardiani i kuqezinjve e ka vlerësuar si një duel eksperimental.

“Na mungoi ritmi. Nuk kishim ritmin për të sulmuar Norvegjinë. Nuk ishim mirë nga gjendja fizike. Nuk do ta ulim kokën. Nivelin e kemi të lartë. Na duhet punë dhe përqendrim. Për se shërben kjo miqësore? Këto miqësoret shërbejnë. Çdo ndeshje duhet. Një ndeshje është si 1 mijë stërvitje. Asgjë nuk duhet të neglizhojmë,

Eksperimente në mesfushë? Normale duhet të ketë eksperimente. Duhen provuar të gjithë siç u provova edhe unë. Duhet ti japim dorën dhe t’i ndihmojmë futbollistët e rinj”, tha Strakosha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?