Strakosha: Ëndërrojmë që të fitojmë trofe, Seria A po forcohet

Thomas Strakosha është gati për sezonin e ri në Serinë A. Gardiani kuqezi, në një prononcim për mediet nga selia e grumbullimit të skuadrës bardhekaltër në Marinfeld të Gjermanisë, është fokusuar fillimisht tek gjendja e tij fizike, duke qetësuar jo vetëm tifozët lacialë, por edhe të gjithë tifozët shqiptarë, që presin ta shohin në fushë në shtator kundër Francës dhe Islandës.

 

“Më vjen mirë që në Serinë A po vijnë lojtarë shumë të fortë, po bëhemi një nga kampionatet më të bukur. Në tre vitet e fundit kemi treguar se mund të fitojmë ndaj kujtdo, por edhe të humbasim ndaj kujtdo. Është çështje përqendrimi, nëse nuk e humbasim mund t’i shkojmë deri në fund çdo kompeticioni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Valon Berisha? Është një djalë shumë pozitiv. Është ndier keq që nuk mundi ta ndihmojë skuadrën sezonin e kaluar. Është shumë i motivuar dhe dëshiron të tregojë se është i fortë. Flasim bashkë për sezonin e ri, ëndërrojmë të fitojmë trofe dhe të jemi protagonistë. Jeta është shumë e bukur, prandaj ëndërrojmë. Në nivelin personal, shpresoj të arrijmë te katër më të mirat dhe të fitojmë ndonjë trofe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kemi luajtur gjithmonë pas dhe normat e reja do të na ndihmojnë. Po përgatitemi taktikisht, duke qenë se portieri sezonin e ardhshëm do të jetë shumë i dobishëm”, deklaroi Thomas Strakosha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?