FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Strakosha sërish titullar me Lacion. Nga minuta e parë luajnë edhe Hysaj e Memushaj

Tomas Strakosha do të luajës sërish titullar me Lacion në ndeshjen e së dielës në “Olimpiko” kundër Empolit. Në formacion me skuadrat e tyre do të jenë në këtë javë të Serisë A edhe Hysaj e Memushaj.

Debutoi me humbje në Serinë A, por Thomas Strakosha ka një tjetër mundësi për të shijuar fitoren e parë si titullar me Lacion.

Portieri shqiptar pritet të jetë sërish nga minuta e parë në sfidën që skuadra e tij do të luajë të dielën në “Olimpiko” të Romës kundër Empolit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paraqitja të martën kundër Milanit e ka bindur trajnerin Simone Inzagi dhe klubin lacial, se Strakosha do të jetë portieri I dytë në këtë sezon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por në javët e fundit dëmtimi I partierit të parë, Federiko Marketi po jep mundësi 21-vjeçarit të tregojë veten dhe ndaj Empolit mund të vijë edhe fitorja e parë për të në kampionatin italian.

Titullar në javen e gjashtë të Serisë A pritet të jenë edhe dy futbollistët e tjerë shqiptarë.

Elseid Hysaj dhe Napoli I tij do të kërkojnë të kthehen te fitorja në sfidën e së shtunës kundër Kievos.

Ashtu si në sezonin e fundit, mbrojtësi shkodran vazhdon të jetë zgjedhje e parë e trajnerit Sarri dhe një nga pikat më të forta të skuadrës së tij.

I njëjti diskutim edhe për Ledian Memushaj.

Kapiten me Peskarën, mesfushori vlonjat nuk e diskuton formacionin me skuadrën e tij.

Për kët arsye nga minuta e parë do të niset edhe në sfidën e së dielës në fushën e Xhenoas.

Në këtë ndeshje nga pankina do ta fillojë sërish Rei Manaj, me sulmuesin që megjithëse shënoi që në debutim, nuk po arrin të bindë trajnerin Masimo Odo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?