Strakosha: Shyqyr Zotit erdha në kohë, rivaliteti me Berishën është pozitiv
Portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha, ka folur para ndeshjeve eliminatore me Francën dhe Islandën. “Gardiani” i Lazios ka bërë humor me arritjen në kohë në grumbullim, ndërkohë që rivalitetin me Berishën e cilësoi si pozitive.
“Këto 2 ndeshje do të tregojnë nëse do të jemi në garë për t’u kualifikuar apo jo. E dimë të gjithë që janë ndeshje të rëndësishme, por nuk duhet të mbingarkohemi. Duhet të jemi pozitivë, të stërvitemi mirë dhe të shohim çfarë do të ndodhë. Të dyja janë sfida të rëndësishme.
Rivaliteti me Berishës? E ka trajneri në dorë se kush do aktivizohet. Unë ndihem mirë. Unë gjithmonë e kam thënë, konkurrenca është pozitive. Njihem me Berishën prej 6 vitesh. Në Kombëtare nuk ka rëndësi kush do luajë, rëndësi ka që ne të fitojmë. Kush luan e ka trajneri në dorë.
Përjashtimi nga Panucci? Shyqyr Zotit që kësaj here erdha në kohë. Gjithçka perfekte. Ne kemi kualitetet, këtë gjë e kemi treguar. Tani thjesht duhet të bëjmë një grup të fortë dhe të jemi gjithmonë pozitivë. Vitin e kaluar humbëm grupin që kishim. Vetëm si grup mund të bëjmë diçka të mirë. Po të kemi grupin, kemi shans të kualifikohemi.
Trajneri i ri? Rejën e kam njohur vitin e parë kur isha te Lacio. Unë shikoj që është pozitiv me ne. Për mua kjo është gjëja e rëndësishme. Ne vijmë vetëm 10 ditë me ekipi Kombëtar dhe nuk mund të ndryshojmë shumë gjëra. Çfarë kemi duhet ta japim në fushë. Për mua e bën mirë punën”, deklaroi Strakosha.
KOHA JONË SONDAZH

