Strategjia e gabuar, Godelli dështon në Europianin e Bukureshtit

Daniell Godelli ka dështuar në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Rumani. Shtangisti nga Elbasani dështoi 3 herë për të ngritur peshën 159 kg, në stilin e shkëputjes, në peshën deri 77 kg. Vlen të përmendet se pesha që sportisti shqiptar tentoi të ngrejë, ishte absolutisht më e larta mes kandidatëve, pasi vendi i parë arriti të ngrejë 158 kg, por vetëm në provën e 3-të .

Më pas, në stilin e shtytjes Godelli vendosi të tërhiqej, duke mos realizuar asnjë nga provat dhe mbyllur Europianin pa asnjë medalje. Peshëngritësi shqiptar ishte i dëmtuar, duke vendosur që të mos rrezikonte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?