FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Suarez largohet nga Barcelona, akord me Atleticon e Madridit

Luis Suarez është nxjerrë jashtë planeve nga skuadra e Barcelonës dhe i duhet të gjente patjetër një ekip të ri gjatë kësaj merkatoje vere. Lojtari lidhej me një transferim të mundshëm te Juventus, por gjithçka u bllokua si pasojë e dokumentacionit. Tashmë, Suarez po vazhdon negociatat me skuadrën rivale të Barcelonës, Atletico Madrid dhe ka nj akord në parim.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Atletico ka marrëveshje me Suarez dhe ata duan t’i japin atij dy vite kontratë dhe ta bëjnë sulmuesin e tyre. Suarezit i mbetet që të gjejë pajtueshmëri me Barcelonën, kurse Atletico duhet të largojë nga skuadra Diego Costën nga ekipi për të liruar hapësirat në majën e sulmit. Zyrtarizimi tashmë është thjesht oështje orësh.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?