FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Suarez: Neymar bëri gjithçka për t’u rikthyer te Barcelona

Transferimi më i përfolur i verës, nuk u konkretizua asnjëherë edhe pse pati shumë zëra. Neymar kërkoi me çdo kusht rikthimin te Barcelona, por nuk u gjet gjuha e përbashkët mes të dyja klubeve për shifrën e transferimit.

 

Duke folur për “Fox Sports Radio” në Argjentinë, sulmuesi i Barcelonës, Luis Suárez ka konfirmuar se Neymar bëri të pamundurën që të kthehej sërish në “Camp Nou”. Uruguajiani, i cili ndan një grup në Whatsapp me Neymar dhe Lionel Messin, deklaroi se nuk flisnin shumë gjatë kohës që merkato ishte e hapur.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne mezi kemi biseduar me njëri-tjetrin gjatë ditëve të fundit në atë grup në Whatsapp. Tani që merkato është mbyllur, e kemi më të thjeshtë. Unë mund t’ju siguroj se ai bëri gjithçka që mundi për t’u rikthyer.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Neymar mund të ndjekë një tjetër rrugë për t’u rikthyer te katalanasit gjatë muajit janar ose gjatë verës së ardhshme. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?