Suedia eliminon shqiptarët e Zvicrës nga Kupa e Botës me një autogol (VIDEO)
Suedia është kombëtarja e radhës që siguron një biletë për në çerekfinalen e Kupës së Botës në Rusi. Nordikët kanë fituar minimalisht 1-0 ndaj Zvicrës, në një ndeshje që u zgjidh nga një autogol në pjesën e dytë.
Ndeshja nisi mjaft mirë për suedezët që u shfaqën të rrezikshëm që në minutën e 8-të, me Berg që goditi shumë keq në një pozicion të favorshëm brenda zonës. Sommer u bë protagonist edhe 20 minuta më vonë, duke ndalur sulmuesin portën. Kundërpërgjigja e Zvicrës vjen me Shaqirin në minutën e 39-të, por goditja e tij në hyrje të zonës përfundon jashtë kuadratit. 4 minuta nga fundi i pjesës së parë, Ekdal është i vetëm përballë portierit, por mesfushori suedez gabon në gjuajtjen e tij fluturimthi.
Në pjesën e dytë, loja më e hapur, ndërkohë që suedezët përfitojnë duke gjetur golin e avantazhit në minutën e 66-të. Forsberg u gjend i lirë në hyrje të zonës, duke goditur, teksa topi në fund u devijua në rrjetë nga mbrojtësi Akanji. Helvetët u hodhën në sulm në kërkim të golit të barazimit, por Embolo ishte pa fat në minutën e 80-të, pasi goditja e tij me kokë në zonë, u ndal nga mbrojtësit suedez. Në sekondat e fundit Lang shkaktoi një faull në hyrje të zonës dhe u largua me karton të kuq.
KOHA JONË SONDAZH

