Sukses i madh në futboll, tani VAR mund të përdoret edhe në boks

Teknologjia VAR ka rezultuar një sukses i madh në futboll pasi ka eliminuar njëherë e përgjithmonë gabimet e arbitrave.

Tashmë, pasi kaloi pritshmëritë në këtë sport, VAR mund të përdoret edhe në boks.

Kjo ide lindi pas momentit të diskutueshëm që ndodhi në ndeshjen përballë Charlie Edward dhe Julio Martinez mbrëmjen e së shtunës në Londër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë ndeshje, WBC ndryshoi vendimin për “knock-out” që meksikani i bëri boksierit Edward. Ky i fundit vazhdon ende të mbajë titullin botëror, pasi u rishikua sërish momenti final në moviolë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bordi i Kontrollit do ta diskutojë sistemin e rishikimit në ekran në takimin e ardhshëm të këshillit, por duket se miratimi për teknologjinë VAR është pranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?