FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulejman Starova, trajneri i ri i Partizanit, largohet Sormani

Largohet nga pankina e Partizanit trajneri Adolfo Sormani. Lajmi e ka bërë publik vetë klubi kryeqytetas në faqen zyrtare të internetit. 

Klubi njofton se Adolfo Sormani ka ndërprerë aventurën me të kuqtë. Traineri italian nga sot nuk do të jetë më në drejtimin e 15 herë kampionëve të vendit. Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët, duke ndërprerë me mirëkuptim bashkëpunimin mes tyre. Në krye të ekipit emërohet Sulejman Starova”, thekson Partizani.

Vetëm pas  2 muajve e gjysmë, 51-vjeçari nuk arriti të mbijetonte në stolin e skuadrës, pavarësisht kualifikimit historik në turin e tretë të UEFA Chamions League. Ish-trajneri, drejtori, këshilltari Sulejman Starova merr frenat e “demave” në vazhdim.

Swiss Digital Desktop Reklama


Pikërisht sot mësohet të jetë shtyrë edhe ndeshja mes Laçit dhe Partizanit, e vlefshme për javën e gjashtë të Superiores.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?