Sulmet ndaj arbitrit anglez Taylor, UEFA nis hetimin ndaj Romës dhe Mourinhos

Sulmet verbale ndaj arbitrit anglez Anthony Taylor në fushën e blertë të “Puskas Arena” pasi Roma e tij humbi finalen e Europa League përballë Sevilla, do t’i kushtojnë shtrenjtë trajnerit Jose Mourinho.

Krerët e futbollit europian në Nyon njoftuan një listë të madhe akuzash kundër Mourinhos, të cila lidhen me gjuhën e përdorur në konferencën për shtyp pas ndeshjes por edhe fyerjet në parkingun e ‘Puskas Arena’, që me siguri do të sjellin dënim të rëndë.

Portugezi akuzohet për përdorimin e “gjuhës fyese dhe/ose sharjeve ndaj një zyrtari të ndeshjes“.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo pasi tekniku i Romës la të kuptohet se Taylor dhe kolegët e tij, përfshirë edhe gjyqtarin e katërt Michael Oliver i ishin “dukur si spanjollë” gjatë lojës, çka favorizoi sipas tij fitoren e Sevilla-s.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbi klubin e Romës rëndojnë gjithashtu katër akuza në lidhje me sjelljen e tifozëve të tyre e cila degjeneroi në hedhjen e objekteve, ndezjen e fishekzjarreve, dëmtimin e stadiumit dhe fyerje.

Edhe në drejtim të Sevilla ka tre akuza të lidhura me tifozët, për hedhje objektesh, fishekzjarrë dhe pushtim të fushës së lojës. Të gjitha akuzat i janë referuar tani Trupit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s për të përcaktuar dënimet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?