Superiore/ Bylis dhe Egnatia bëjnë paqe në duelin e javës së pestë
Bylis dhe Egnatia u ndan në paqe në takimin e javës së pestë të Kategorisë Superiore, teksa barazuan pa gola në stadiumin “Adush Mucca”.
Të dyja ekipet luanin hapur dhe patën disa mundësi shënimi, teksa Mihanës i mungoi dhe fati në mesin e pjesës së parë, teksa pas një lëvizje akromatike gjeti traversën.
Në pjesën e dytë Bylis ishte disi më kërkues, por pa arritur që të ndryshojë diçka në rezultatin e ndeshjes.
Pas këtij barazimi Bylis shkon në kuotën e 8 pikëve, po aq sa dhe Tirana kampione, ndërsa në anën tjetër Egnatia për të tretën ndeshje nuk pëson gol e më pikën e marr ndaj ballshiotëve arrin në kuotën e 7 pikëve.
KOHA JONË SONDAZH

