Superiorja, 1 pikë në 2 javë për Kukësin

Shpëtim Duro kishte kohën e mjaftueshme për të punuar me grupin e plotë por pikërisht në këtë periudhë humbi dy nga elementet më në formë, Ethemin dhe Mustën, dy titullarë, mungesa e të cilëve u ndje shumë në transfertën kundër Bylis. Shpëtim Duro nuk dëshiron të justifikohet por është i vetëdijshëm se kjo humbje e vendos ekipin jo pak nën trysni.

Duro

Cilësia në grupin e Duros as që diskutohet, ka në përbërje elementë që mund të bëjë diferencën në çdo moment përballë çdo kundërshtari por në Ballsh vuajtën shumë agresivitetin e kundërshtarit. Ajo që shqetëson më shumë në kampion verilindorë është fakti që 5 pikët e lëna kanë ardhur përballë dy kundërshtarëve më të lehtë në letër, një detaj i cili ishte i pranishëm edhe në sezonin e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Limaj

Swiss Digital Mobile Reklama

Kukësi ka ditur gjithnjë të bëjë të madhin me të mëdhenj por ka çaluar gjithnjë përballë ekipeve të vogla. Këtë të shtunë është radha të tregojnë vlerat e një ekipi që pretendon titullin kampion, presin ekipin më në formë, Tiranën, një ndeshje e cila mund të ndryshoj sërish rrjedhën e fazës së parë, gjithnjë nëse arrijnë të thyejnë ekipin bardheblu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?