Superiorja luhet e gjitha të dielën, por ndryshon orari për shkak të shiut

Superiorja ka hyrë në një fazë shumtë të nxehtë ku do të përcaktohen edhe verdiktet e fundit të kampionatit. Për këtë FSHF ka vendosur që të gjitha ndeshjet, të luhen në një orar, por me ndryshim nga kalendari i parë që ishte.

Të gjitha ndeshjet e javës së 34 ishin planifikuar të luhen në orën 17:00 por ka pasur një ndryshim dhe të gjitha do të nisin në orën 16:00. Të dielën, parashikohet që mund të ketë reshje shiu dhe për shkak se jo të gjitha stadiumet janë të pajisura me sistem ndriçimi, do të bëhej problem për futbollistët pasi errësohet më herët.

Ndeshjet, të dielën 21/05/2023

Swiss Digital Desktop Reklama

16:00 BYLIS – KUKËSI

Swiss Digital Mobile Reklama

16:00 EGNATIA – ERZENI

16:00 LAÇI – TIRANA

16:00 PARTIZANI – VLLAZNIA

16:00 TEUTA – KASTRIOTI

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?