Superliga Europiane sulm frontal ndaj UEFA-s: Ka kërcënuar Juventusin!

Gatishmëria e Juventusit për t’u larguar nga Superliga Europiane tronditi A22, kompaninë tregtare të zhvillimit të sporteve që organizoi marrëveshjen.

Sipas asaj që mësohet, ata janë gati të marrin masa ligjore ndaj UEFA-s, pasi cilësohet fajtore se ka urdhëruar Juventusin të largohej nga Superliga me kërcënime dhe shtrëngime “për të cilat ka prova të pakundërshtueshme dhe të qarta”, të cilat do të paraqiten para gjyqtarit të Gjykatës Provinciale të Madridit dhe në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (Cgue).

Kërcënimi, sërish sipas asaj që raporton gazeta AS, do të ishte përjashtimi i Juventusit nga kompeticionet evropiane për 3 vjet, nëse nuk do të braktisnin Superligën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse klubet themeluese të projektit ruajnë të gjitha masat e mbrojtjes ligjore dhe të sigurisë që e pengojnë UEFA-n të marrë masa ndaj tyre, si gjoba apo përjashtime nga kompeticionet europiane, UEFA i injoroi ato.

Swiss Digital Mobile Reklama

Superliga dhe A22, “besojnë se Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian, një institucion që meriton respektin maksimal, do të zgjidhë procedurat në vazhdim në mënyrë që klubet evropiane dhe futbolli në përgjithësi të mund të punojnë në paqe dhe liri”. /R.Lika-Koha Jonë/

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?