Surpriza e parë e Kupës së Botës, Mesi “tradhton” Argjentinën ndaj Islandës (VIDEO)

Argjentina “dhuron” surprizën e parë në Kupën e Botës. Skuadra e drejtuar nga Sampaoli nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Islandës.  “Albicelestët” e nisën mirë ndeshjen, pasi kaluan në avantazh që në minutën e 19-të, teksa Sergio Aguero kontrolloi mjaft topin brenda zonës, krijon hapësirën dhe më pas godet me të majtën duke mposhtur portierin Halldorsson.

Islanda ndërkohë reagoi menjëherë duke gjetur golin e barazimit në minutën e 24-t. Pas një aksioni të gjatë, Finnbogason përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes argjentinase. Në minutat në vijim përpjekjet e “Albiceleste” nuk u shpërblyen me gol, duke i mbyllur 45 minutat e para me këtë rezultat.  Superioriteti i Argjentinës konfirmohet edhe në pjesën e dytë, por portieri Halldorsson ishte në një ditë të shkëlqyer. Portieri i Islandës, priti në mënyrë fantastike një 11-metërsh përballë Messit, në minutën e 63-të, duke i mohuar argjentinasve avantazhin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutat e fundit Sampaoli hodhi në fushë edhe Pavon dhe Higuain, por nuk ndryshoi asgjë, duke e mbyllur ndeshjen në barazim pa gola, duke e nisur Kupën e Botës jo në mënyrën e duhur. Messi ndërkohë u kthye sërish në personazh negativ, pasi edhe pse 11-metërshi ishte i diskutueshëm, ai tregoi se vuan shumë presionin e madh që ka mbi të. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?