Sylvinho me formacion sulmues ndaj Moldavisë, kërkohet fitorja me gola

Shqipëria pritet të luajë në sulm mbrëmjen e sotme kundër Moldavisë, një duel që do të përcaktoje shumë për elimintoet Euro 2024. Sylvinho i ka idetë e qarta për formacionin që do të zbresë në fushë nga minuta e parë kundër Moldavisë, ndërsa dilema e vetme ka të bëjë me portën.

Berisha është i favorizuar ndaj Strakoshës, por nuk përjashtohet një rokadë mes portierëve, ndërkohë që skema pritet të jetë 4-2-3-1.

Në qendër të mbrojtjes kthehet dyshja Ismajli-Gjimshiti. Hysaj si gjithmonë në krahun e djathtë, ndërsa vendin e Balliut të dëmtuar në të majtë pritet ta marrë Mario Mitaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ramadani dhe Bare do të krijojnë digën në mesin e fushës, ndërsa përpara tyre do të rreshtohen katër lojtarë sulmues. Bajrami pritet titullar, ndërsa bashkë me të Asani dhe Uzuni në krahët e repartit ofensiv do të ndihmojnë Cikalleshin në majën e sulmit kuqezi.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?