Sylvinho shkruan shqip: Rezultatet falë punës në grup, forca Shqipëri!

Shqipëria arriti të marrë 6 pikë në dy ndeshjet e fundit në kualifikueset për Europianin e Gjermanisë. Së fundmi trajneri i Kombëtares Sylvinho ka bërë një postim në Instagram duke i dedikuar një status kombëtares. Tekniku brazilian e ka shkruar këtë mesazh në portugalisht dhe në shqip.

“Këto kanë qenë ditë intensive dhe shumë produktive pune e përgatitjeje për dy ndeshjet. Ky grumbullim na ndihmoi për të njohur grupin e lojtarëve më në detaje dhe të ushqenim akoma më shumë lidhjen tonë të mrekullueshme. Rezultati ishte dy fitore, me numra të rëndësishëm.

Unë jam i bindur se e gjitha kjo ishte rezultat i punës në grup: lojtarë, staf teknik, punonjës dhe drejtues të Federatë Shqiptare të Futbollit si dhe fansat, të cilët na inkurajuan shumë në fushën tonë dhe na dhanë një energji të mirë për ndeshjen e dytë. Ecim përpara. Forca Shqipëri”, shkroi strategu brazilian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?