Tacchinardi: Juventusi i tronditur nga vendimi për heqjen dhe rikthimin e pikëve

Ish-mesfushori i Juventusit, Alessio Tacchinardi ka folur së fundmi për mikrofonat e “TuttoJuve”. 47-vjeçari italian ka analizuar situatën aktuale te klubi bardhezi dhe për penalizimin që morën.

“Doja ta nisja të flisja për deklaratat e Cuadrados, në të cilat ai flet për arbitrat. Duket qartë se ai ka shqetësime për shkak të situatës së çmendur që është krijuar me penalizimin e pikëve. Fillimisht FIGC-ja i heq pikët, më pas i rikthejnë.

Të gjithë janë të shokuar nga këto institucione, ishte e pakuptimtë të hiqeshin ato 15 pikë. Kjo që po bëjnë është një çmenduri, mund të trondisë një ekip të tërë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paraqitjet e fundit të Juventusit nuk mund të jenë një justifikim rreth asaj që thashë më lart. Fanella ka një histori dhe duhet respektuar. Edhe unë kam humbur finale, por në fushë kemi dhënë gjithçka që kemi pasur. Shpresoj që secili prej lojtarëve të jetë krenar që luan aty, dua të shoh përsëri Juventusin”, u shpreh Tacchinardi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?