Takaj: Kemi akord me futbollistët e pashlyer

Skënderbeu pas problemeve me UEFA-n, në fillim të shtatorit u mësua se kishte të tilla edhe me FIFA-n, që për shkak të mos pagesave të futbollistëve në të kaluarën iu bllokua merkato. Lajme të mira raportohen për klubin korçar dhe trajnerin Julian Ahmataj, që shumë shpejt pritet të ketë liri në tregun e transferimeve. Për ”Report Tv” presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj ka konfirmuar se klubi ka gjetur akordin me futbollistët të cilët e kanë paditur në FIFA. Sipas Takajt ”ato do të shlyhen me këste dhe brenda 2-3 ditësh klubi do mund të operojë në merkato”.

Sipas informacioneve të mëhershme, Skënderbeu i detyrohet një shumë mjaft të majme ish-sulmuesit Ali Soue, i cili ishte pjesë e klubit gjatë sezonit që morën pjesën në Europa League. Sakaq pjesë e kësaj liste është edhe Gledi Mici, por edhe një sërë futbollistësh të tjerë. Momentalisht më Skënderbeun stërviten mjaft futbollistë të afruar së fundmi si Bicaj e Qaqi, por vetëm në rast të konfirmit të FIFA-s për akordin në fjalë atëherë ata mund të regjistrohen si pjesë e klubit për sezonin që pritet të nisë.

Sa i takon situatës së futbollit në vend, është kjo për momentin. Fidel Ylli i kërkoi Ligës së Profesionistëve t’i dorëzojë një raport të plotë ku të shpjegonin, argumentonin, katër kërkesat e tyre në mënyrë që ky raport ti paraqitej më pas ekspertëve të Ministrisë së Financave. Ky raport i është dorëzuar negociatorit të zgjedhur nga qeveria, Fidel Yllit, një material i përgatitur nga një grup ekspertesh që fokusohet kryesisht te ligji për sponsorizimet, si një akt ligjor i domosdoshëm për zhvillimin e sportit në Shqipëri, mbi bazën e standarteve dhe praktikave europiane. Propozimet e paraqitura nga Liga në këtë dokument mbështesin qartësisht idetë dhe rrugëzgjidhjet për një hov cilësor në drejtim të administrimit, formalizimit dhe fuqizimit të sporteve në tërësi, jo vetëm të futbollit, lexohet ndër të tjera në reagimin e Ligës së Profesionistëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?