FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Takaj reagon pas dënimit të rëndë: I garantoj tifozët se do të shkojmë në Champions!

Dënimi i Skënderbeut ka tronditur klubin korçar, por dhe mbarë futbollin shqiptar. I vetmi që ka reaguar deri më tani është presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, i cili është shprehur se e priste këtë vendim, por sipas tij skuadra është e pastër dhe është dënuar padrejtësisht.

Takaj zotohet se nuk ka ndërmend ta lërë me kaq dhe se do t’iu drejtohet organeve të tjera për të vënë drejtësi dhe për të pastruar emrin e klubit korçar.

“Jemi të pastër nga kjo histori, dihej që ky do të ishte vendimi. Ne jemi të bindur për pafajësinë, edhe nëse CAS e lë në fuqi këtë vendim, do të shkojmë gjykatën federale të Zvicrës. Tifozët e Skënderbeut i garantoj se do të jemi pjesë e Championsin këtë sezon”, ka thënë Takaj në një prononcim dhënë për gazetën “Panorama Sport”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?