FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Takimi Ramos-Perez, kapiteni i kërkon largimin: Më lejo të shkoj tek…

Sergio Ramos ka kërkuar largimin nga Reali i Madridit.

Sipas kanalit televiziv “La Sexta”, kapiteni i “Los Blancos” zhvilloi një takim me presidentin Florentino Perez të cilit i ka kërkuar që të lejojë largimin para përfundimit të kontratës, shkruan SYRI.net.

Qendërmbrojtësi 33-vjeçar ka informuar klubin se ka marrë një ofertë shumë atraktive në aspektin ekonomik nga një klub i Superligës kineze.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kapiteni spanjoll i ka thënë Perezit “më jep lejën e largimit me parametra zero”, por në krahun tjetër numri një i klubit madrilen ka refuzuar kërkesën.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ju nuk mund të largoheni, Madridi nuk mund të japë kapitenin e tyre”, ishte përgjigja e Perezit.

Kujtojmë që Ramos prej 14 vitesh është pjesë e Real Madridit me të cilën ka fituar 20 trofe, përfshirë tre tituj në La Liga dhe katër Champions League.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?