Talenti i Shpresave transferohet në Ligën e Dytë në Spanjë, Roberto Carlos i uron fat (VIDEO)

Talenti i Shpresave të Shqipërisë, Kleandro Lleshi ka hedhur një hap të madh në karrierën e tij duke kaluar për sezonin e ardhshëm tek ekipi i Fuenlabrada, në Ligën e Dytë spanjolle.

Lajmi u dha nga vetë lojtari përmes një postimi në rrjetet sociale ku tregoi se ekipi i dytë i Leganes ku luajti sezonin e fundit, e ka huazuar për një vit tek Fuenlabrada. Mesfushori 20 vjeçar falenderoi ekipin e ri për besimin e dhënë dhe premtoi se do të japë më të mirën e mundshme.

Kalimin e talentit të Shpresave të Shqipërisë tek Fuenlabrada e komentoi dhe legjenda e futbollit brazilian Roberto Carlos, i cili përmes një videomesazhi i uroi fat në aventurën e tij të re.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?