FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Talenti i Kosovës firmos “kontratën e jetës”, zyrtarizohet te klubi i Seria A

Shtohet kolonia shqiptare në Seria A italiane.

Talenti 17 vjeçar, Altin Kryeziu ka firmosur kontratën e parë si profesionist. Lojtari me origjinë shqiptare, i cili mbron ngjyrat e Kosovës ka firmosur me SPAL, duke iu bashkuar në këtë mënyrë Etrit Berishës.

Portieri i kombëtares shqiptare pritet ta ndihmojë për tu inkuadruar në ekipin e parë, pasi tashmë, Kryeziu do të luajë me ekipin SPAL U-19, e cila garon në Primavera grupi A2. Kujtojmë që së fundmi, Seria A italiane iu shtuan emra si Kastriot Dermaku dhe Amir Rrahmani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq, futbollistë të tjerë shqiptarë që aktivizohen në Seria A janë Thomas Strakosha, Valon Berisha, Marash Kumbulla, Emanuele Ndoj, Berat Djimsiti dhe Elseid Hysaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sezonin e kaluar, mesfushori luajti 22 ndeshje për ekipin e Triglav në Slloveni, duke shënuar gjashtë gola.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?