Talenti japonez pushton mediat në Spanjë, Zidane bie në “dashuri” me të
Takefusa Kubo është super talenti i ri i cili po spikat me fanellën e Real Madridit duke bërë që mediat të flasin shumë për të. “Është një goxdditje”, thonë mediat më të mëdha iberike duke e cilësuar si një futbollist klasi japonezin.
Në verën ku skuadra madrilene ka shpenzuar 300 milionë euro për të afruar disa nga futbollistët më të spikatur të klasit botëror, për të rrëmbyer 18-vjeçarin janë dashur vetëm 2 milionë euro, duke përfunduar në faqet e para të mediave.
Kabo u ble nga F.C. Tokyo, por erdhi edhe rastësisht pasi nga viti 2011 deri në 2015 ka qenë pjesë e grupmoshave të Barcelona. Bllokimi i merkato bëri që japonezi në largohej në vendlindjen e tij, atje ku debutoi në moshën 15 vjeç.
Ai do të përfundonte në skuadrën e dytë, por Zidane është i “dashuruar” pas tij. Duke parë miqësoret, ai ka dhënë një asist gjendkan për Vinicius në miqësoren ndaj Bayernit dhe një goditje fantastike që u ndal nga portieri Lloris kundër Tottenhmit. Nuk janë vetëm këto momente që vendosin, pasi me të Reali në fushë është një skuadër më e shpejtë. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

