Talenti në futboll, Patrik Treni, i shpejtë, driblues dhe i “dashuruar” me gjuajtjen e topit në shtyllën e dytë

Kategoria e Parë ka evidentuar një talent në shkëlqim në futboll, 20-vjeçarin, Patrik Treni.

9 ndeshje (1 prej tyre ka luajtur vetëm 15 minuta), 6 gola dhe 2 asiste. Këto janë numrat prej bomberi të Patrik Trenit me fanellën e Luzit. I afruar në formë huazimi në janar nga Teuta, sulmuesi ka marrë për dore skuadrën dhe po e çon drejt sigurimit të mbijetesës dhe pse jo të tentojë një vend në play-off për ngjitjen në elitë. I shpejtë, teknik, driblues dhe i “dashuruar” me gjuajtjen e topit në shtyllën e dyte. Madje në shumë raste ka qenë shumë i pafat pasi ka tentuar edhe 3 herë të shënojë gola spektakolar, por shtylla i ka thënë “jo”. Disa gjëra janë të sigurta: Luzi ka gjetur shpëtimtarin e saj, Teuta është penduar që nuk e aktivizoi kurrë në ekipin e parë dhe shumë ekipe do të interesohen për shërbimet e 20-vjeçarit në merkaton e verës“, shkruan Kategoria e parë në një postim në rrjetet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?