Talenti shqiptar Rey Manaj, në “radarin” e Juventus

Një talent shqiptar në “radarin” e Juves. Nën-kampionët e Europës planifikojnë edhe të ardhmen duke synuar të pasurojnë me talente organikën e skuadrës të të rinjve. Në këtë mënyrë, ata kanë futur në listën e objektivave të merkatos edhe të riun shqiptar, Rey Manaj, emri i të cilit është lakuar edhe në të shkuarën në ambjentet e klubit torinez. Lajmi bëhet i ditur nga eksperti italian i merkatos, Gianluca Di Marzio.

Aktualisht, Manaj është pjesë e skuadrës së Cremonenses në Lega Pro. Disa javë më parë, interes për Manaj shfaqi edhe drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ndërsa Interi zhvilloi një sondazh për 18-vjeçarin shqiptar. Me 23 ndeshje zyrtare dhe 2 gola të shënuar gjatë sezonit të shkuar, Manaj ka tërhequr vëmendjen e vëzhguesve të cilët kanë ndjekur disa ndeshje të tij në Kategorinë e Tretë. Ai ka lindur në qytetin e Lushnjës në vitin 1997 dhe u transferua në Itali te Sampdoria dy vjet më parë. Manaj u bashkua me Kombëtaren Shqiptare U-19 në vitin 2014 dhe aktualisht është pjesë e kombëtares shpresa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?