Tare zbulon arsyet se përse refuzoi Milanin: Lazion e kam zgjedhur me zemër!

Në merkaton e verës ishte shumë pranë Milanit, por në fund vendosi të qëndrojë te Lazio. Igli Tare në një intervistë për “Corriere Dello Sport”, ka treguar arsyet se përse nuk kalojë te kuqezinjtë.

 

”Boban ka qenë idhulli im. Maldini ka qenë ekzemplar si lojtar dhe si drejtues. Ishte diçka e bukur ajo që ata bënë për mua, por edhe unë kam zgjedhur me zemër, të ikja nga Lazio do të ishte një zgjedhje e gabuar, paratë nuk janë gjithçka. Dua të arrij kualifikimin në Champions. Në 3 vitet e fundit nuk ja kemi dalë mbanë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tare shtoi gjithashtu se Lazio tashmë është një markë shumë e njohur dhe njihet ndërkombëtarisht dhe ai ndihet i vlerësuar për punën që ka bërë si drejtor sportiv i bardhekaltërve gjatë kësaj periudhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?