Taulant Xhaka: Dua përballë Zvicrën në Francë…babai me mua, jo me Granitin!

Kapiteni i kombëtares sonë, Lorik Cana zbuloi se nga lojtarët shqiptarë që aktivizohen me ekipin e Zvicrës, Granit Xhaka, ka pasur dëshirë të vishte fanellën kuqezi.

-“Ka pasur shumë dëshirë që të luajë me Shqipërinë. Unë kam pasur kontakte më të, por për shkak të disa procedurave administrative që nuk u kaluan, ai e zgjodhi Zvicrën. Kam folur me të pas kualifikimit të Shqipërisë dhe ai ka pasur shumë dëshirë që të jetë me neve. Për lojtarët e tjerë shqiptarë që luajnë në Zvicër, nuk e di”, – theksoi Lorik Cana.

Në dy përballjet që zhvilloi Shqipëria ndaj Zvicrës, në eliminatoret “Brazil 2014”, Xhaka u kritikua sepse toleroi kuqezinjtë në momentin e një goli të suigurtë.  

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi, vëllai i tij më i vogël, Taulant Xhaka zgjodhi fanellën e kombëtares Shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Taulant Xhaka nga ana tjetër pas suksesit me kuqezinjtë deklaroi se do donte që në Euro 2016 të kishte si kundërshtar pikërisht ekipin e Zvicrës, duke dashur kështu të jetë kundërshtar në fushë me vëllain e tij më të madh, Granitin.

Në këtë rast ai tha se besonte se familja e tij do të bënte tifo më shumë për Shqipërinë, duke dalë garant të paktën për babain.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?