FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Të ardhurat nga stadiumet, dominojnë klubet spanjolle dhe angleze

Të ardhurat nga stadiumet janë një ndër burimet kryesore për klubet më në zë të Europës. Për sezonin 2017-18 në krye të listës me 10 ekipet që kanë arritur të arkëtojnë të ardhura të majme nga shitja e biletave janë Barcelona dhe Reali i Madridit. “Camp Nou” me 144.8 milionë euro, ndërsa “Santiago Bernabeu” me 143.4 milionë euro. Në vendin e 3-të është mitiku “Old Trafford”.

“Teatri i ëndrrave” ka mundur të arkëtojë 119 milion euro, ndërsa pas tyre vjen një tjetër impiant anglez, “Emirates Stadium” i Arsenalit me 111 milionë euro. Gjermania përfaqësohet me “Allianz Arena-n”, stadiumin e Bayernin të Mynihut. Bavarezët, të cilët në çdo ndeshje kanë të pranishëm një numër të madh tifozësh, kanë arkëtuar 103 milionë euro.

“Parque des Princes” i PSG-s, në vendin e 6-të me 100 milionë. Britanikët në 10 vendet e para përfaqësohen me një tjetër impiant historik, siç është “Anfield” me 91 milionë euro. Tre vendet e fundit të 10-shes mbahen sërish nga klubet angleze, “Wembly” me 85 milionë, “Stamford Bridge” me 83 milionë dhe “Etihad” i Manchester City-t me 63 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Stadiumet e Italisë janë shumë larg sa u përket të ardhurave krahasuar me impiantet e sipërpërmendura. Përjashtim, deri diku, mund të bëjë Juventusi që mban vendin e 13-të, ndërsa Milani në të 15-in dhe Interi në vendin e 17-të.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?