“Te dyqoni te Selvia o usta Murat, vjen fadroma me prish shpija, o usta Murat”
Nga Briken Fejzullai –
Kur shkoi fadroma në Shkozë dhe unë me pak të tjerë (përveç banorëve) folëm, ti jo vetëm që bëre shurdhin dhe ktheve kokën nga krahu tjetër, por i këpute dhe një: “po ça t’duhet ty mër daku, pse ngatrrohesh kot?!”.
Kur shkoi fadroma te “Astiri” dhe unë me pak të tjerë (përveç banorëve) folëm, ti jo vetëm që bëre shurdhin dhe ktheve kokën nga krahu tjetër, por i këpute sërish një: “po ça t’duhet ty mër daku, pse ngatrrohesh kot?!”.
Kur shkoi fadroma te Petro Nini dhe unë me pak të tjerë (përveç banorëve) folëm, ti jo vetëm që bëre shurdhin dhe ktheve kokën nga krahu tjetër, por vazhdoje: “po ça t’duhet ty mër daku, pse ngatrrohesh kot?!”.
Kur shkoi fadroma te Bregu i Lumit dhe unë me pak të tjerë (përveç banorëve) folëm, ti jo vetëm që bëre shurdhin dhe ktheve kokën nga krahu tjetër, por insistoje: “po ça t’duhet ty mër daku, pse ngatrrohesh kot?!”…
Po tani që t’erdhi fadroma te Selvia mër daku dhe do që zoni jot t’nigjohet, a e kupto t’paktën, pse hajshim m*t ne t’tjerët?!
P.S. Tirona vdiq! Rroftë Tirana!
KOHA JONË SONDAZH

