Të gjitha humbje, Lampard vendos rekord negativ tek Chelsea
Chelsea po kalon një nga periudhat më të errëta në historinë e saj. “Blutë e Londrës” janë jashtë Europës pasi u mposhtën edhe në ndeshjen e kthimit me rezultatin 0-2 nga Real Madrid.
Në fakt, që kur Lampard u ul përsëri në stolin e Chelsea, ata kanë vetëm humbje, dy kundër Real Madrid, një kundër Ëolves dhe një kundër Brighton, gjë që e bën anglezin të vetmin trajner në historinë e Chelsea që ka arritur këtë rekord negativ me katër humbje në ndeshjet e tij të para.
Në fundin e këtij sezoni, Lampard me shumë mundësi do të largohet, teksa vendin e tij pritet ta zërë Nagelsmann.
KOHA JONË SONDAZH

